Shërbimi 01
Konstruksione çeliku mbajtëse të projektuara dhe të prodhuara për ndërtim modern.
Çfarë është
Strukturat metalike janë skeleti çeliku i një ndërtese — kolona, trarë, struktura kulmi dhe sisteme mbajtëse të prodhuara me preçizion. Ne i projektojmë, i prodhojmë dhe i montojmë sipas kërkesave specifike të projektit.
Punojmë në bashkëpunim me arkitektin dhe inxhinierin statik të projektit. Pas vizatimeve të miratuara, profilet e çelikut priten, formohen dhe saldohen në fabrikë — kjo redukton kohën në vendndërtim dhe rrit cilësinë e finalizimit. Çdo struktër testohet për tolerancat dimensionale para transportit.
Mbulojmë gamë të gjerë projektesh: kapanone industriale, mezzanine, struktura të brendshme komerciale, struktura kulmi, korniza fasade, dhe struktura mbajtëse për shtesa kati. Punojmë me çelik strukturor S235, S275 dhe S355 sipas kërkesës, me lidhje të saldosura ose të bulonuara.
Si zhvillohet
Rishikim i vizatimeve arkitektonike dhe statike.
Matje në terren dhe verifikim i kushteve ekzistuese.
Vizatime teknike të përgatitura dhe të miratuara.
Sigurim materiali me certifikatë.
Prodhim në fabrikë dhe kontroll cilësie.
Trajtim sipërfaqësor / veshje.
Transport dhe montim në terren nga ekipi ynë.
Dorëzim me dokumentacion as-built.
Kërko ofertë
Përgjigjemi brenda 48 orëve me hapat e parë.