Skip to main content

Metigo

Rreth nesh

Studio fabrikimi metalik. E themeluar në Prishtinë.

Projektojmë dhe ndërtojmë struktura dhe punime metalike për ndërtuesit dhe arkitektët që presin që projekti të realizohet ashtu siç është menduar.

Kush jemi

Metigo Sh.p.k. është kompani e specializuar në fabrikim metali, e themeluar në Prishtinë në vitin 2021. Punojmë në të gjithë linjën — nga projektimi dhe konsultimi teknik, te prodhimi në fabrikë, te montimi në vendndërtim — për projekte rezidenciale, komerciale dhe industriale në Kosovë dhe rajon.

Klientët tanë janë arkitektë, investitorë, kompani ndërtimi dhe pronarë projekti që presin standard të lartë në punimet metalike: matje të sakta, materiale të certifikuara, montim profesional dhe afate të respektuara.

Selia jonë ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, km 2.

0+

Vite eksperiencë

0+

Projekte të realizuara

8–10

Anëtarë të ekipit

0

Tregje aktive

Si mendojmë

Tre parime që nuk i lëmë anash.

01

Cilësia nuk komprometohet

Materialet, saldimet dhe finalizimet bëhen sipas standardit, jo sipas afatit. Nëse një detaj nuk është në rregull, ai ribëhet.

02

Afati respektohet

Çdo projekt ka një kalendar të ndarë me klientin. Atë kalendar e mbajmë.

03

Transparencë në çdo hap

Klienti e di se ku është projekti — në cilën fazë, me cilat materiale, dhe me cilën datë dorëzimi.

Themeluesit

Njerëzit pas punës.

MA

Metin Ahmeti

Themelues

Drejton aktivitetin operativ dhe prodhimin në fabrikë.

Kërko ofertë

Punojmë me ata që duan punë të mirëbërë.

Dërgo projektin dhe specifikën. Kthejmë përgjigje brenda 48 orëve.

Kërko ofertë