Shërbimi 04
Shkallë të brendshme dhe të jashtme — të hapura, të mbyllura, ose me strukturë konsole.
Çfarë është
Shkalla është një element strukturor dhe arkitektonik në të njëjtën kohë. Ne i projektojmë dhe i prodhojmë me të dy këto role parasysh — të jenë të sigurta për përdorim dhe të pastra për sy.
Punojmë me shkallë me një ose dy boshte mbajtës (single-stringer / double-stringer), shkallë spirale, shkallë me strukturë konsole, dhe shkallë industriale. Materialet kryesore: çelik strukturor, çelik inox, dhe kombinime me dru, beton ose xham.
Parmakët dhe dorezat fabrikohen si pjesë e të njëjtit projekt — jo si shtesë e pavarur. Kjo siguron që detajet, lartësitë dhe lidhjet të jenë në harmoni.
Si zhvillohet
Matje në terren — lartësi, hapje, pika fiksimi.
Projektim — gjeometri, strukturë, detajim parmaku.
Ofertim.
Vizatime teknike.
Prodhim.
Trajtim sipërfaqësor dhe finalizim.
Montim.
Inspektim final dhe dorëzim.
Kërko ofertë
Përgjigjemi brenda 48 orëve me hapat e parë.